English

Mubarak vuan nga depresioni

Sharm el Sheik, 21 maj 2011, NOA – Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak vuan nga depresioni dhe ka nevojë për trajtim të vazhdueshëm psikologjik.

Kështu shkruante sot agjencia e lajmeve Mena, e cila i referohet burimeve mjekësore. Mubarak mbahet nga mjekët në një spital në Sharm el Sheik në Detin e Kuq, pas atakut kardiak, që pësoi muajin e kaluar për shkak të tensioneve politike në vend.

Ndërkaq në vend ka filluar një hetim lidhur me burimet e pasurisë së ish-presidentit egjiptian, por edhe për instalimin e regjimit disavjeçar që çoi më pas në protestat mbarë popullore në janar dhe në shkurt, që çuan edhe në dorëheqjen e tij nga posti.

Ish-udhëheqësi egjiptian pritet të rikthehet në qelitë e burgut pas përmirësimit të shëndetit të tij.

Autoritetet gjyqësore në vend lajmëruan se do të jetë një grup kardiologësh, që do të vlerësojnë gjendjen shëndetësore të ish-udhëheqësit egjiptian dhe nëse Hosni Mubarak është në gjendje apo jo të vuajë dënimin në qelitë e burgut.

mit/NOA

KOMENTE