English

Parashikimi i motit për 22 maj 2011

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- Dita e diel do te dominohet nga moti i kthjellet ne te gjithe territorin shqiptar qe ne oret e para te dites. Por ne mesdite parashikohet qe te kete kalime vranesirash ne zonat malore Lindore te Shqiperise.

Shqiperia

Sipas MetoAlb, pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vransirave ne te gjithe vendin duke rrezikuar pjesen me te madhe te tij nga shira te izoluar por vranesira dhe shira te dendur do te bien ne zonat malore veriore dhe juglindore. Gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen nga zonat malore per te ri-kthyer motin e kthjellet.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne te gjithe vendin si ne vlerat e mengjesit edhe ne te mesdites.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 22 km/h dhe drejtim Jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 2 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te jete dominues. Perjashtuar ishujt Britanike, Europen Qendrore dhe Alpet te cilat do te dominohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Me problematike situata do te jete ne ishujt Britanike pasi shirat do te shoqerohen me stuhi te forta ere dhe shkakesa rrufesh. Po ashtu vranesira dhe shira te dobet do te kete ne gadishullin e Skandinavise, rajonin e Mesdheut dhe Ballkanin verior.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon per shira me intesitet te larte

- Europa Qendrore do te rrezikohet nga shira intensive

- Ishujt Britanike rrezikojne ere e forte dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE