Prishtinë, 21 maj 2011, NOA- Policia e Prishtinës ka vënë nën pranga tre persona të dyshuar për trafikim të substancave narkotike.
Më shumë se 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë dhe kokainë, është sekuestruar, ku drejtoria për hetimin e trafikimit narkotik ka siguruar urdhëresën nga prokurori në bazë të së cilës është realizuar kontrolli i tri banesave, një në Prishtinë dhe dy në Fushë Kosovë.
Gjatë pasdites së djeshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të ndryshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, ndër to, 1165 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 220 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole e tipit bereta 7.65 mm, një karikator, 19 fishekë, dy vetura dhe 655 euro.
Të ndaluarit e policisë mbajnë identitetet:
A. S. Lindur në vitin 1974
F. A. Lindur në vitin 1969
S. K. Lindur në vitin 1981