English

PS nxjerr njerëz në protestë: Mbrojmë fitoren tonë (VIDEO)

Tiranë, 21 Maj 2011 NOA Video update – Një numër qytetarësh në mbështetje të opozitës janë mbledhur sërish sot dhe kanë vazhduar atë që PS e quan rezistencë paqësore para ambienteve të KQZ.

Thirrjet e sotme ishin: Asgjë nuk na bën të tërhiqemi! Do mbrojmë fitoren tonë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë!”

Këto kanë qenë mesazhet që janë përcjellë në këtë protestë nga deputetë të socialistë por jo vetëm.

Edhe disa qytetarë kanë folur në këtë tubim duke u shprehur se ka ardhur koha që Saliu të largohet për të gjitha zullumet, krimet dhe vjedhjet që ka kryer në kurriz të shqiptarëve. Të vendosur për t’i shkuar deri në fund betejës së nisur mijëra qytetarë kanë qëndruar për orë të tëra para ambienteve të KQZ.

Policia ka qëndruar në vigjilencë duke bërë pushim sa herë protestuesit largoheshin. Kjo ndodh sa herë ndërpriten mbledhjet e KQZ.

Ndiqni më poshtë videon:

28

KOMENTE