English

Shkodër, plagoset pas konfliktit, penalizohen dy personat

Shkodër, 21 maj 2011, NOA – Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 34-vjeçar në komunën Rrethina të Shkodrës.

I plagosuri është 34-vjeçari Edmond Sakica nga fshati Shtoj i Ri.

Lajmin e bëri publik policia e Shkodrës, e cila tha se ngjarja ndodhi sot rreth orës 14.45 në fshatin Shtoj i Ri, të komunës Rrethina pikërisht pranë vendit të quajtur Kompleksi i Zmijanve.

Sipas policisë Sakica u plagos në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë.

I dëmtuari ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas hetimeve paraprake informoi se Edmond Sakica u plagos pas një konflikti për motive të dobëta nga 44-vjeçari Hilmi Manaj, banues në fshatin Grizhë në komunën Gruemirë, të rrethit të Malësisë së Madhe.

Autori u shoqërua në komisariatin e policisë së Shkodrës, për sqarimin e plotë

të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që si i plagosuri edhe autori i plagosjes do të ndiqen penalisht.

mit/NOA

KOMENTE