English

Stefanoviç: Veriu i Kosovës temë e pashmangshme

Beograd, 21 maj 2011, NOA- Shefi i delegacionit të Serbisë për dialogun me Kosovën Borko Stefanoviç, ka deklaruar se çështja e veriut të Kosovës është temë e pashmangshme.

“Për ne veriu i Kosovës mund të zgjidhet si një çështje e pandarë. Të gjitha përpjekjet që çështjet të zgjidhen pjesërisht nuk do të kenë mbështetjen tonë, meqë kjo do ta bënte të pakuptimtë specificitetin e veriut të Kosovës”, deklaroi Stefanoviç.

Më tej ai shtoi se, për veriun e Kosovës duhet të gjendet zgjidhje adekuate që të kënaqen nevojat e njerëzve që jetojnë atje.

Ndërsa lidhur me takimin e radhës, ai u shpreh se ndoshta gjatë tij mund të mbyllet ndonjëra nga çështjet e nisura

a.y/NOA

KOMENTE