English

Strauss-Kahn blen lirinë me 1 milionë dollarë

E shtunë, 21 maj 2011, NOA- Dominique Strauss-Kahn ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të lirohet nga burgu, pas akuzës për tentativë përdhunimi, pas pagesës së depozitës së sigurisë.

Kanë qenë 1 milionë dollarë ato që duket se kanë liruar me kusht, ish-kreun e FMN, pas vendimit të një gjykatësi nga New Jorkut për lirimin përballë pagesës.

Pas kësaj Strauss-Kahn do të mbikëqyret në ambientet e shtëpisë së tij për 24-orë nga strukturat e policisë, për të vëzhguar sjelljen e tij.

Ndërkaq edhe 5 milionë dollarë të tjerë do të vihen në dispozicion si garanci në rast të ndonjë arratie të mundshme të tij.

Nga ana e Prokurorisë së New York, flitet se ka edhe akuza të tjera për ngacmime seksuale të tij.

a.y/NOA

KOMENTE