English

Topi-ambasadorë: Politika ti drejtohet ligjit dhe të japi mesazhe për qetësi

Tiranë, 21 maj 2011, NOA- (Update) Pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes Presidentit të vendit Bamir Topi dhe ambasadorëve atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, ai i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe kreu i misionit të OSBE-ODHIR në vendin tonë Eugen Wollfarth.

Një takim i cili ka zgjatur për më shumë se një orë ka bërë që ambasadorët të lënë porositë e tyre te Kreu i Shtetit, i cili pas takimit shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin për ndihmën e dhënë në situatat e karakterit politik.

“Kemi diskutuar për situatën pas zgjedhjeve të 8 majit, natyrisht që zgjedhjet ishin moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj qytetarët shqiptarë të cilët morën pjesë pasivisht në zgjedhje. Natyrisht e thënë në mënyrë të përsëritur sikurse e ka dhe Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese të bëra nga vullneti i dy partive politike, administrimi i procesit zgjedhor është përgjegjësi e partive politike. Pavarësisht nga kompozimi i institucioneve zgjedhore, detyrimi është konstitucional, ligjor dhe moral para të gjithë qytetarëve të cilët e kanë shprehur vullnetin e tyre”, deklaroi kreu i shtetit.

Më tej ai tha se, gjatë takimit u shpreh dëshira për një përfundim sa më korrekt të procesit zgjedhor, i cili përfundon siç e parashikon ligji.

Presidenti shprehu shqetësimin për rritjen e emocioneve politike dhe për ato episode që nuk janë të këndshme për asnjë vende.

Më tej ai theksoi se, politika duhet ti kthehet procesit civil dhe të bier në terren qytetar, dhe të mos krijojnë asnjë situatë tensioni dhe gjithçka do të vendoset sipas ligjit, sepse shtoi ai, ligji është i detyrueshëm të zbatohet nga të gjithë.

Në përfundim Presidenti Topi deklaroi se, “Nëse te secili nga anëtarët e komisionit të administrimit të zgjedhjeve fshihen elementë partiakë, u bëj thirrje tu drejtohen ligjit dhe vetëm ligjit dhe të japin mesazhe për qetësi. Kemi pasur një shans jo të humbur por të vonuar dhe kjo e tregon edhe mosardhja e presidentit të KE në Tiranë”.

Sipas tij në Europë ne nuk shkohet vetëm për disa politikanë, por atje shkohet për gjithë popullin shqiptar.

a.y/NOA

KOMENTE