Tiranë, 22 maj 2011, NOA- Kreu i qeverisë Sali Berisha, në një dalje të pak minutave më parë për mediat theksoi se Shqipëria ka hyrë në sezonin turistik.
Sipas tij, fluksi i turistëve në vend po vjen çdo ditë në rritje, dhe se nuk mund të injorohet fakti që qeveritë vendore dhe ato qendrore kanë qenë të angazhuara në fushatë elektorale, por shtoi ai anëtarët e qeverisë së bashku me autoritete vendore morën një plan masash për tu asistuar atyre një përgatitje të rëndësishme për këtë sezon.
“Jam këtu për tu bërë një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, qeveritarëve vendorë dhe atyre qendrorë, të ndjekin me angazhim të plotë dhe total finalizimin e të gjitha përgatitjeve për sezonin turistik më të suksesshëm në historinë e vendit, pasi jemi përzgjedhur dhe jemi vendosur si destinacioni kryesor turistik i planetit, jemi përzgjedhur si Miss Bota. Qytetarët shqiptarë kanë meritën e jashtëzakonshme të ngritjes së Shqipërisë turistike në këto nivel”, deklaroi Berisha. (Vijon...)
a.y/NOA