English

Bogdanoviç: Diskutimi mbi statusin e Kosovës i pashmangshëm

Beograd, 22 maj 2011, NOA- Kryesuesi i ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, deklaroi se diskutimi rreth statusit të Kosovës është i pashmangshëm.

“Ne përgjigjemi në të gjitha tezat që dalin dhe sa më shumë mendime të ndryshme që ka, aq më mirë. Askush nuk duhet të gjykohet në bazë të deklarimeve se Kosova duhet të ndahet apo nëse duhet ruajtur e tërë krahina në kuadër të Serbisë”, deklaroi Bogdanoviç për mediat serbe.

Më tej ai shtoi se, Serbia ka edhe strategji edhe platformë, për ruajtjen e Kushtetutës dhe rezolutës së Kuvendit për Kosovën, pasi tha ai këto janë obligative.

Sakaq Bogdanoviç deklaroi se ideja për ndarjen e Kosovës është e hershme, por që ka ende shumë çështje për tu diskutuar.

a.y/NOA

KOMENTE