English

Christine Lagarde pretendentja kryesore për drejtimin e FMN

E diel, 22 maj 2011, NOA- Pas dorëheqjes së ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn pas akuzave për përdhunim, vendet anëtare të këtij fondi kanë nisur aksionin për të zgjedhur pasuesin e tij.

Si favorite e Europës shihet ministrja franceze e Financave Christine Lagarde, e cila deri më tani konsiderohet më e duhura për mbajtjen e këtij posti.

Pavarësisht kandidaturave, mediat botërore flasin se për kreun e ardhshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pretendojnë edhe India dhe Kina, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbajnë potencialet dhe aksionet më të mëdha në FMN, nuk kanë shprehur asnjë preferencë, as për Lagarde dhe as për ndonjë pasardhës tjetër.

Christine Lagrade, është cilësuar nga kancelaria Gjermane Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schauble, homologu i saj Britanik dhe Qeveria Austriake e kanë cilësuar atë si një kandidate e shquar dhe e duhura për tu vendosur në krye të FMN-së.

a.y/NOA

KOMENTE