Trento, 22 Maj NOA – Një vajzë 15-vjeçare e cila ishte zhdukur nga shtëpia e saj është gjetur falë ndihmës së rrjetit social me të njohur, atij të Facebook.
E ikur nga shtëpia, ajo u lokalizua dhe iu rikthye prindërve të saj falë mesazheve që i kishte lënë miqve në Facebook, të cilët u lexuan dhe nga autoritete përkatëse.
N bazë të një rindërtimi që i është bërë kësaj ndodhie, është bërë e ditur se vajza kishte dalë nga shtëpia e saj në Fiemm, për të shkuar në shkollë, por faktikisht ajo ka marrë trenin për në Bari për të kaluar pushime me një 30-vjeçar.
Ngjarja është mbyllur ditën e djeshme, ku të dy janë prezantuar tek autoritetet përkatëse në qytetin italian të Barit.
r.b/NOA