English

Gjeorgji: Opozita në shesh kundër presidentit Saakashvili

Tbilis, 22 maj 2011, NOA – Një manifestim i opozitës gjeorgjiane me kërkesën për dorëheqjen e presidentit të Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili ka degjeneruar në përplasje mes simpatizantëve opozitarë dhe policisë.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë të qetësojnë vërshimin e turmës së opozitës duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke qëlluar me plumba gome.

Sipas të dhënave bilanci i të plagosurve është i vogël.

Protestat kundër presidentit Saakashvili, i cili akuzohet për autoritarizëm nisën dje, në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilis.

Afro gjashtë mijë simpatizantë të opozitës u derdhën në sheshin e lirisë të kryeqytetit Tbilis, ndërkohë që shumë syresh kaluan edhe natën në shesh duke protestuar.

mit/NOA

KOMENTE