Tiblisi, 22 maj, NOA - Protestuesit anti-qeveritar e kanë sulmuar sot dhunshëm një veturë në lëvizje, duke nxitur kështu intervenimin e policisë.
Incidenti ndodhë një ditë pasi mijëra protestues opozitar dolën në rrugë duke bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit, Mikael Sakashvilli, në atë që ishte një nga demonstratat më të mëdha që janë mbajtur në Gjeorgji, që prej vitit 2009.
Të shtunën, raportohet se qindra njerëz demonstruan edhe në rajonin e njohur turistik në Detin Baltik, Batumi.
Liderët e opozitës, thonë se qindra aktivistë janë arrestuar gjatë këtyre trazirave, gjatë ditëve të fundit. Mandati i Sakashvillit si President përfundon në vitin 2013.
NOA
Cërrkik, 22 maj, NOA -
29 vjeçari