English

KE diskuton të martën pezullimin e vizave për Ballkanin Perëndimor

E diel, 22 maj 2011, NOA- Komisioni Europian të martën do të propozojë mekanizmin e përkohshëm për pezullimin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor.

Vendimi nga KE mund të miratohet pas fluksit të madh të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia, por edhe nga fluksi i madh i 25 mijë emigrantëve nga Tunizia, të cilët duke shfrytëzuar të drejtën e qëndrimit të përkohshëm në Itali, kanë kaluar ilegalisht kufirin drejt Francës dhe vende tjera evropiane.

Mekanizmin për ndërprerjen e përkohshme e kanë pasuar nga Franca dhe Holanda, të cilat kanë kërkuar përtëritjen e kontrolleve kufitare.

Javën e kaluar, Këshilli i Ministrave të punëve të brendshme të vendeve anëtare janë dakorduar se BE duhet të gjejë zgjidhje për këtë problematikë të krijuar, gjegjësisht të rivendoset një mekanizëm për ruajtjen e sistemit shengen.

Për të pasur vendimi fuqinë dhe zbatimin juridik duhet të ketë shumicën e votave në Parlamentin Europian . Tani për tani, shumica e eurodeputetëve janë kundër pezullimit të regjimit të vizave.

(INA)/NOA

KOMENTE