English

Kodheli: Ata të përçajnë shqiptarët do të marrin dënimin e Zotit

Tiranë, 22 maj, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli tha sot gjatë protestës së opozitës se do të Shqipëria duhet të marrë kthesën historike për të mos mbetur më peng i së shkuarës

“Këta mund të ndryshojnë ligjet, por dënimin e Zotit nuk mund të ndryshojmë. Zoti është me ne. Shqipëria do të filloi nga ky moment të marrë kthesën historike, për të cilën të parët tanë luftuar me pushkë dhe me penë. Populli shqiptarë është një, kush guxon ta përçajë do të ketë dënimin e shqiptarëve dhe të Zotit”, tha Kodheli.

Ajo u shpreh se vendi do të reagojnë në mënyrën e duhur për të ecur vetëm para dhe për të arritur në Bashkimin Europian. Kodheli u shpreh se ata që kanë hedhur votën në kutinë e gabuar, nuk kanë dashur që ajo të numërohej.

“Shqipëria dhe shqiptarët i kanë thënë jo pushtuesit, do t’i thonë jo çdo diktatori. Do t’i thonë përpjekjes tonë për të votuar si europian. Ne jemi shumë, jo vetëm ata që kanë votuar për ne, por edhe ata që e kanë hedhur votën për kandidatin Basha në kutinë e gabuar, më shpresën se ajo votë nuk do të numërohet për të”, tha Kodheli.

a.k/NOA

KOMENTE