English

Lagarde, pasardhëse e Domenique Strauss-Kahn

France 22 maj, NOA - Në kërkimin për një pasardhës të shefit të dorëhequr të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, ministrja franceze e Financave Christine Lagarde, gjithnjë e më tepër po gjen mbështeje nga Evropa si favorite për këtë post.

Homologu i saj britanik George Osborne deklaroi se, Lagarde është një kandidate e shquar për tu vendosur në krye të FMN. Më parë në Gjermani kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schäuble, kishin dhënë preferencën e tyre për Lagarde-n si shefe e re e FMN.

Qeveria austriake po ashtu ka vlerësuar kandidaturën e ministres fanceze. Për kreun e ardhshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pretendojnë edhe vendet në ekspansion si Kina dhe India. SHBA-ja si aksionari më i madh i FMN-së, është shprehur deri tani asnjanëse në diskutimin rreth pasardhësit.

NOA

KOMENTE