Milano, 22 Maj NOA - Një moment tepër emocionues në Milanello.
Pas dhjetë vitesh Andrea Pirlo i ka dhënë lamtumirën ekipit në të cilin ka fituar gjithçka, shokëve të tij të skuadrës, duke pohuar se dita e dielë do të jetë prezenca e tij e fundit me skuadrën e Milanit.
Duhet thënë se mesfushori i përfaqësuese italiane ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kuq e zinjve dhe kjo gjatë fitimit të trofeve të shumtë.
Me sa është bërë e ditur nga mediat italiane Prilo sezonin e ardhshëm do të kalojë në Torino ku do të jetë pjesë e ekipit të Juventusit.
r.b/NOA