Komiteti i Bazelit rreth Mbikëqyrjes së Bankave dhe Kodi i Qeverisjes së Korporatave për Bankat dhe Institucionet Financiare në Kosovë
Në tetor 2010 Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen e Bankave publikoi Parimet e rishikuara për Avancimin e Qeverisjes së Korporatave në sistemin bankar. Në hyrje të këtij publikimi paraqitet rëndësia e rolit të bankave në ekonominë e vendit, si edhe ndjeshmëria që mund të shkaktohet në rast të ndonjë vështirësie të mundshme, që vjen si pasojë e mangësive në praktikat e qeverisjes së korporatave të bankave.
Në lidhje me këtë aspekt ky komitet thekson rëndësinë e lartë që ka qeverisja e korporatave në institucionet bankare individuale, si edhe për sistemet financiare ndërkombëtare.
Përkrah publikimeve të udhëzimeve për qeverisjen e korporatave në sistemet bankare dhe ato financiare, u paraqitën edhe një numër i konsiderueshëm i dështimeve në qeverisjen e korporatave sidomos gjatë krizës financiare që filloi në mes të vitit 2007. Këtu mund të përmendim: mangësi në mbikëqyrjen e bordeve ndaj menaxhimit, menaxhim i pamjaftueshëm i rrezikut, etj.
Për këtë arsye komiteti vendosi të rishikojë udhëzimet e qeverisjes së korporatave të shkruara në vitin 2006. Duke i rishikuar këto parime, komiteti riafirmon rëndësinë e tyre, si dhe rëndësinë kritike të përshtatjes të këtyre parimeve nga bankat, institucionet financiare, si dhe autoritetet mbikëqyrëse me qëllim që të sigurohet zbatimi i këtyre parimeve.
Disa nga fushat që duhen theksuar janë si vijon:
Praktikat e Bordit të Drejtorëve – ku Bordi duhet në mënyrë aktive të mbartë përgjegjësinë e tij për bankën përfshirë strategjinë e saj të biznesit dhe të rrezikut, qëndrueshmërinë financiare dhe qeverisjen; bordi duhet të ofrojë mbikëqyrje të mirë ndaj menaxhimit më të lartë të bankës; menaxhimi i lartë duhet të sigurojë se punët ecin në përputhshmëri me strategjinë e biznesit, tolerancë e rreziku dhe politikat e aprovuara nga bordi; menaxhimi i rrezikut dhe kontrollet e brendshme, politikat e kompensimit në bazë të parimit të Politikave të Shëndosha të Kompensimit dhe mes tjerash, të fokusohet në transparencë.
Projekti për Qeverisjen e Korporatave është bashkëfinancuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SEKO). IFC është pjesë e Grupit të Bankës Botërore. Qëndrimet e prezantuara janë të autorit, dhe domosdoshmërisht nuk pasqyrojnë pikëpamjet e IFC-së.