English

Në çift dashuria zgjat nëse partnerët janë të ngjashëm

Itali, 22 Maj NOA - Në çift e kundërta tërhiqet? Një hipotezë e cila nuk është vërtetuar asnjëherë dhe që tashmë është kundërshtuar.

Kjo të paktën bazuar në një zbulim në Britaninë e Madhe, ku thuhet se në rast se të dy partnerët ngjasojnë në gjithçka me njëri tjetrin janë të destinuar të vazhdojnë gjithnjë së bashku. Kërkimi është drejtuar nga Glenn Wilson, psikolog britanik, i cili ka shpikur të ashtuquajturën “kompatibilitet” (Qc) duke matur gjendjen e shëndetit në një raport.

Në praktikë një kampion prej 2 mijë peronash, kanë regjistruar një nivel shumë të lartë të përputhjes në raport me partnerët respektivë.

Kështu, sa më të ngjashëm të jeni në një çift, aq më shumë ekziston mundësia që jetëgjatësia e lidhjes të vazhdojë më tej.

Ata persona që janë të dashuruar dhe ngjasojnë në personalitet, sjellje dhe preferenca janë të prirur për të vazhduar gjithnjë e më shumë.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Elton Demiraj10:02 - 22 Maj 2011
    e verte