English

Opozita mbyll protestën para KQZ, për tu rikthyer pasdite

Tiranë, 22 maj 2011, NOA- Protesta e opozitës e cila prej disa ditësh po vijon përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfundoi pak minuta më parë për tu rikthyer sërish pasdite.

Deputeti socialist Namik Dokle në fjalën e mbajtur nga sheshi para KQZ-së theksoi se, Kryeministri Berisha nuk duhet të dëgjojë thirrjet e deputetëve por ato të qytetarëve.

Sipas tij, Arben Ristani e mori urdhrin nga Saliu sepse e pa humbjen e tij përpara të gjithë Shqipërisë, duke shtuar më tej se ai e kërkon fitoren me votat e pavlefshme apo votat që u futën natën nëpër kuti.

Në mbyllje ai e cilësoi kreun e qeverisë si burim fatkeqësish.

Ndërsa deputeti tjetër i Partisë Socialiste u tha qytetarëve se protesta ndërpritet këtu, për të vijuar më tej në orët e pasdites, me më shumë qytetarë dhe pjesëmarrës.

a.y/NOA

KOMENTE