English

Parashikimi i motit për 23 maj 2011

Tiranë, 22 maj 2011, NOA- Dita e hene ne vendin tone do te nise me mot te kthjellet ne gjithe territorin perjashtuar ekstremin verior dhe jugor ku do te kete vranesira dhe shira te izoluar. Mesdita do te jete me diell ne te gjithe vendin.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, gjate pjeses se dyte te dites parashikohet shtim i vranesirave dhe shirave ne zonat veriore dhe Juglindje te territorit ndersa e gjithe pjesa tjeter do te karakterizohet nga kthjellime por vranesirat do te jene te pranishme. Ne mbremje dhe gjate nates do te kihet stabilitet i atmosferes dhe per pasoje moti i kthjellet do te jete dominues ne te gjithe Shqiperine.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne te gjithe territorin shqiptar si ne mengjes edhe ne mesdite.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete i ulet.

Europa

Edhe te henen pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike pasi kthjellimet do te jene dominuese ne pjesen me te madhe te tij. Por problematike situata paraqitet ne ishujt Britanike dhe ne Alpe pasi shirat do te jene me intensitet te larte te shoqeruar me shkakesa rrufesh. Edhe ne pellgun e Mesdheut do te kete vranesira dhe shira ku me problematike situata do te jete ne Ballkanin Verior nga rrebeshet e shiut dhe shkarkesat me rrufe. Ndersa ne Europen jugperendimore, nje pjese e Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do te dominojne kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon per shira me intesitet te larte

- Ballkani Verior do te rrezikohet nga rrebeshe shiu

- Ishujt Britanike rrezikojne ere e forte dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE