English

Pasqyra e Shtypit, 22 maj 2011

Tiranë, 22 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 22 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Kadare: Basha të tërhiqet”, i cili flet për letrën e djeshme të kreu të shkrimtarit të njohur për kandidatin Basha. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Video-korrupsioni, Meta nesër para Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, “Muaji më i mirë për të ngjizur një fëmijë”.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor “Letra dhe përgjigja, Kadare: Basha, tërhiqu, Kandidati: Jo, fyej votuesit”, i cili pasuron komunikimin e djeshëm mes shkrimtarit të njohur dhe kandidati të PD për Tiranën. Disa tituj të tjerë janë; “Zbardhet mbledhja sekrete e 8 tetorit 1982, Shkarkimi i Kadri Hazbiut dhe krerëve të Ministrisë së Mbrojtjes”, “Nusja e Sali Berishës boton një libër ëmbëlsirash”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor “Tirana, debati Kadare-Basha, “Iniciativa”: Basha të mos dëgjoj shkrimtarin për letrën”, i cili flet për letrat e shkëmbyera dje mes Kadaresë dhe Bashës dhe qëndrimin e intelektualëve, “Iniciativa për Tiranën”. Disa tituj të tjerë janë; “Certifikatat e vjetra dalin nga përdorimi”, “Gjykata e Lartë ka në dorë fatin e Metës”, “Tritol ndaj makinës së biznesmenit Laçjan”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Topi paralajmëron Ristanin”, i cili pasqyron qëndrimin e djeshëm të kreut të shtetit në lidhje me procesin zgjedhor në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kadare Bashës: tërhiqu që t shpëtojë Shqipëria”, “Deputetët dhunues në dorë të Ina Ramës”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Mesazhi i Kadarësë; Hapi rrugë budallait”, i cili pasqyron letrën shkrimtarit dhe qëndrimin e kandidatit të mazhorancës. “PS vazhdon trazirat në KQZ. Rama fitoren e dua unë ose do të nxjerrë njerëzit në rrugë”, është një tjetër artikull i kësaj gazete.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/.NOA

KOMENTE