English

Pritet mbledhja e KQZ për numërimin e votave të kontestuara

Tiranë, 22 maj, NOA - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka mbyllur rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës mbledhjen për procesin e përllogaritjes së rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e mazhorancës dhe ata të opozitës në Komision kanë debatuar gjatë për pjesën e votave që konsiderohen si të vlefshme, por që nuk janë numëruar sepse janë hedhur në kutinë e gabuar ditën e zgjedhjeve.

Nga numërimi i këtyre votave deri më tani kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha i shkojnë 164, kurse rivalit të tij nga opozita, Edi Rama 75 vota.

Mbledhja e KQZ pritet të nis sot në orën 10:00, ku fillimisht do të shqyrtohen animimet e partive për procesin në zona të ndryshme dhe më pas do të procedohet me garën për Tiranën.

a.k/NOA

KOMENTE