Lesopilni, 22 maj 2011 NOA - E kanë parë shumë njerëz dhe shumë pamje po qarkullojnë rreth UFO-ve në Lesopilni (ose Lesopilniy).
Orët e fundit në YouTube gjithashtu vijnë video të regjistruara nga njerëz të cilët konfirmojnë dukurinë e jashtëzakonshme, objektin e paidentifikuar dhe gjigant, me diametër pothuajse dyqind metra.
Ngjarja ka ndodhur në Lesopilni, një fshat në rajonin rus të Khabarovsk, pranë kufirit me Kinën.
Banorët kanë raportuar për “Gubernia” një stacion televiziv vendas se kanë parë jo vetëm UFO, por dhe një tufë dritash.
Sipas mediave vendase objekti është parë edhe nga ushtarët e një baze lokale dhe janë bërë disa fotografi të objektit të dyshuar si UFO.
Në Rusi, megjithatë, media lokale risjellin vazhdimisht shfaqje të objekteve të dyshuar si UFO, shpesh si rezultat i fenomeneve të motit të pazakontë.
Më poshtë ndiqni një dëshmi në anglisht të një personi që dha edhe pamjet
Më poshtë ndiqni dëshmitë dhënë për televizionin rus
Më poshtë video e një UFO që u filmua më 22 maj 2009, plot 2 vjet më parë në të njëjtin lokalitet