SHBA, 22 Maj NOA - Është historia e një të riu, i cili pas një aksidenti të rëndë automobilistik, pa të gjitha ëndrrat ti venitshin dhe përfundoi në një karrige paraplegjikësh.
Megjithatë fundi i kësaj historie e bën atë më të veçantë në ,barë botën dhe një rast unik.
Sot, 25 vjeçari Rob Summers ka rinisur të ecë falë një terapie, që shkakton stimulime elektrike në shtyllën kurrizore.
I riu, një talent në sportin e baseball, është rikthyer duke ecur pas pesë vitesh.
Është hera e parë që një person i paralizuar në pjesën e poshtme të gjymtyrëve rifillon të ecë në këmbë dhe kjo falë stimulimeve elektrike në shtyllën vertebrale.
Mjekët kanë eksperimentuar mbi të një teknikë të re, duke instaluar impiante elektrodash në shtyllën kurrizore dhe duke shkaktuar në mënyrë të vazhdueshme shkarkesa elektrike, duke ndihmuar personin në fjalë të qëndronte në këmbë duke ecur.
Rezultati duhet thënë se ishte shumë efikas, kjo pasi pesë vitesh Rob nisi të ecë sërish falë këtij eksperimentimi.
r.b/NOA