English

Shpërthen vullkani në Islandë, pa rrezik për trafikun ajror

Islandë, 22 maj, NOA - Vullkani më aktiv në Islandë ka filluar shpërthimin. Shkencëtarët thonë se duket që ka shumë pak mundësi të pengojë serish trafikun ajror të Evropës, siç ndodhi me shpërthimin e një tjetër vullkani islandik, vitin e kaluar.

Zyra Meteorologjike e Islandës e ka konfirmuar se shpërthimi ka filluar të shtunën në vullkanin, Grimsvotn. Agjencia e lajmeve, Reuters, citon një gjeologjist të kësaj zyre duke thënë se vullkani ka hedhur në ajër në lartësi prej 15 kilometrave, një shtëllung të tymit të bardhë.

Në prill të vitit 2010, trafiku ajror i Evropës ishte ndërprerë për javë të tëra nga shtëllungat e hirit nga një tjetër vullkan i këtij shteti. Islanda është vendi më aktiv vullkanik në botë.

NOA

KOMENTE