Portugali, 22 Maj NOA - “Sezonin e ardhshëm do të jem sërish tek Porto”, - kanë qenë këto fjalët e Andre Villas Boas i cili nëpërmjet profilit të tij personal në rrjetin social të Twitter ka njoftuar se do të qëndrojë në pankinën e Dragoes.
Këtë vit në drejtimin e klubit portugez arriti të fitonte Superkupën e Portugalisë, kampionatin dhe së fundmi Europa League.
Në këtë mënyrë tekniku portugez Villas Boas, ka shuar shpresat e të gjithë ekipeve të tjera që ishin në garë për të siguruar shërbimet e tij sezonin e ardhshëm.
r.b/NOA