English

Vullkani islandez kërcënon

Reikjavik, 22 maj 2011, NOA - Retë e dendura të vullkanit islandez Grimsvotn mund të mbërrijnë deri në Skoci dhe pjesë të tjera të Britanisë së Madhe, në Francë dhe Spanjë, nëse shpërthimi që ka nisur prej ditës së djeshme do të vazhdojë me të njëjtin intensitet.

Kompanitë ajrore, meteorologët dhe ekspertët e Eurokontrollit, entit për sigurinë e trafikut ajror europian, janë treguar të kujdesshëm në këtë parashikim, duke marrë parasysh korrentet e ajrit, që qarkullojnë, të cilat i kanë krahasuar me ato të shpërthimit gjigand të një viti më parë.

Sipas Eurokontrollit, era që fryn po i çon retë në drejtim të verilindjes gjë, që nuk do të krijojë problem në 24 orët e ardhshme.

Por, situata mund të ndryshojë në ditët në vijim pasi presioni i ulët atmosferik po lëviz në drejtim të Europës dhe Skandinavisë.

mit/NOA

KOMENTE