English

William dhe Kate, përfundon muaji i mjaltit

Londër, 22 maj 2011, NOA- Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate janë rikthyer në Londër pas muajit të mjaltit në ishullin Seychelles, ku mësohet të kenë kaluar 10 ditë si në parajsë.

Vendi i zgjedhur prej tyre për të kaluar 10 ditët më të bukura të jetës shquhet për veçantinë e tij, për bimët dhe arrat e kokosit, të cilat tabloidi britanik “Sunday Mirror” i përshkruan si frutat dhe peizazhin më erotik në botë.

Ndërkaq miqtë dhe të afërmit e çiftit thonë se 10 ditët e kaluara në ishullin Seychelles, janë konsideruar prej tyre si të paharrueshme, jo aq për intimitetin, por se tashmë kënaqësinë nuk e shijonin as si të dashur dhe as të fejuar, por zyrtarisht si bashkëshort para ligjit dhe fesë.

a.y/NOA

KOMENTE