Tiranë, 23 maj 2011, NOA- Një i ri 21 vjeçar u vu në prangat e policisë pasi ditën e djeshme mendohet të ketë vjedhur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash brenda.
Burime zyrtare nga policia e Tiranë, bëjnë me dije se shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisariatit të Policisë Nr.6 në kryeqytet bënë të mundur
arrestimin në flagrancë të shtetasit Elis Abduramanaj, banues në Tiranë, pasi mesditën e djeshme në rrugën “Haki Stërmilli”, ka vjedhur një portofol me shumën e parave prej 12 300 lekësh një shtetasi.
Gjatë arrestimit, nga ana e policisë u gjetën dhe sekuestruan shuma e parave të grabitura.
a.y/NOA