Tiranë, 23 maj 2011, NOA – Kur tensioni post-zgjedhor në vend është rritur për shkak të mosshpalljes ende të rezultatit përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës, ka reaguar Aleanca Kuq e Zi, e cila i bën thirrje politikës shqiptare të ruajë stabilitetin politik dhe të respektojë të drejtën e votës së lirë në këtë proces të tejzgjatur zgjedhor.
Kjo aleancë bashkohet me qëndrimin e BE-së dhe SHBA-ve sa i përket respektimit të shtetit ligjor.
“Qëndrimi i ‘Aleancës Kuq e Zi’ për të ardhmen, integrimin, por dhe mbrojtjen
e interesave kombëtare është i ndryshëm nga qëndrimi i dy partive të mëdha
politike PS e PD. AK nxit institucionet të garantojnë ruajtjen dhe
funksionimin e shtetit mbi interesat partiake për pushtet”, theksohet në deklaratën e kësaj aleance.
Më tej AK nënvizon se aktivistët e saj po vazhdojnë misionin e tyre kombëtar për nënshkrimin e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Ky është edhe prioritet i veprimtarisë së kësaj aleance.
mit/NOA