English

Arrestohet 28-vjeçari në Vlorë, përdhunoi minorenen

Vlorë, 23 maj, NOA – Një 28-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Personi i arrestuar është

Ervis Shkëlqim Alushi, banues në Selenicë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, Alushi dyshohet se ka përdhunuar një minorene dy muaj më parë.

Për arsye etike, identiteti i vajzës minorene nuk bëhet i ditur. Ndërkohë që ndaj, Alushit ka nisur procedimi penal për përdhunim dhe kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 28-vjeçarit, ndërkohë që pritet dhe vazhdimi i procesit ndaj tij.

a.k/NOA

KOMENTE