E hënë, 23 maj 2011, NOA- Bashkimi Europian ka vendosur disa sanksione ndaj katër shteteve në mbrojtje të të drejtave civile dhe njerëzore.
“Bashkimi Evropian është një bashkësi e vlerash. Dhe ne nuk mund të bëjmë sehir kur në vendet tona fqinjë shkelen të drejtat civile dhe njerëzore në mënyrë flagrante”, deklaroi ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle.
Lidhur me këto masa Presidenti i Sirisë Baschar al-Assad e ka të ndaluar të udhëtojë në vendet e Bashkimit Europian, pas vendimit të marrë në Bruksel nga ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare.
Ndërkaq, masat si bllokimi i pasurive në BE janë pjesë e një sërë sanksionesh të ndërmarra nga BE-ja, ku përveç presidentit të Sirisë edhe nëntë anëtarë të tjerë të regjimit të tij, janë sanksionuar apo prekur ndër to Irani, Libia dhe Bjellorusia. Kështu do të bllokohen ndër të tjera pasuritë e 100 sipërmarrjeve iraniane.
Theksohet se me këto sanksione Bashkimi Europian shprehet kundër veprimeve të dhunshme ndaj opozitarëve, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe ndaj programit atomik të Iranit.
a.y/NOA