Angli, 23 Maj NOA - Manchester City ka mbyllur këtë sezon të Premier Legaue në vendin e tretë duke u kualifikuar direkt në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Mancini ka mundur javën e fundit të kampionatit Bolton me rezultatin 2 me 0.
Golat për Citizens u shënuan nga Lescott dhe Dzeko.
Në krahun tjetër Arsenali u ndal në rezultatin 2 me 2 në derbin me Fulham, duke përfunduar në vendin e katërt dhe do të detyrohet të marrë pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
r.b/NOA