Australi, 23 Maj NOA - Anët pozitive të domateve gjithmonë janë bërë të njohura: I dobishëm për shumë lloje tumoresh, mbrojtës i sëmundjeve kardiovaskulare dhe forcues i kocave.
Sipas një studimi të fundit të zhvilluar në Universitetin e Adelaide, në Australi, doktoresha Karin Ried, ka zbuluar se domatet janë tepër të rëndësishme në luftën kundër kolesterolit të keq (LDL).
Sekreti i domateve qëndron në antioksidantin likopen, që në momentin kur ndodhet në brendësi të organizmit, redukton kolesterolin LDL, rregullon presionin e baktereve dhe favorizon zemrën dhe sistemet e lidhura me të.
Ekspertët kanë ekzaminuar 14 kërkime gjatë 15viteve të fundit dhe rezultati tregon se në rast se konsumohen 25 mg ose më shumë likopone në ditë, kolesteroli LDL mund të reduktohet në një masë prej 10%.
Kërkimi është publikuar nga Maturitas.
r.b/NOA