Romë, 23 maj 2011, NOA- Ministri i Jashtëm i Italisë Franko Frattini, nëpërmjet një deklarate ka shprehur kënaqësinë e Italisë për emërimin e Ambasadorit Fabio Pigliapoco si Sekretar i Përgjithshëm i Iniciativës Adriatiko Jonase.
Kjo deklaratë u lëshua me rastin e mbledhjes se XIII të Këshillit Adriatico Jonas, në të cilin morën pjesë Ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Greqisë, Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi.
“Emërimi i Ambasadorit Pigliapoco është një vlerësim i ri për Italinë, i cili vjen si konfirmim i përpjekjeve dhe rolit drejtues të një zone që ka si objektiv strategjik integrimin me Europën e bashkuar, objektiv që vazhdojmë të ndjekim me përkushtim si burim stabiliteti për të gjithë rajonin” deklaroi Frattini.
Ndërkaq ambasadori Pigliapoco merr detyrën e re në një kohë veçanërisht të rëndësishme për iniciativën Adiratiko Jonase, në fillim të një trevjeçari që pritet të çojë në krijimin e një Makro Rajoni Adriatiko- Jonas nga ana e Bashkimit Europian, objektiv i cili parashikohet të arrihet në vitin 2014.
a.y/NOA