Spanjë, 23 Maj NOA - Giuseppe Rossi është shumë pranë Barcelonës.
Sipas Cadena Ser, sulmuesi italian i Villarreal ka arritur një akord me Barcelonën dhe kjo për të firmosur një kontratë 4-vjeçare.
Për të përfunduar këtë tratativë, mungon vetëm mirëkuptimi mes Barcelonës dhe Villarrealit dhe kjo në lidhje me vlerën e talentit 24-vjeçar.
Barça duhet të hedhë vetëm para në drejtim të skuadrës tjetër spanjolle për të marrë Rossi, por nuk përjashtohet mundësia që katalanasit të bëjnë pjesë të marrëveshjes Bojan Krkic.
r.b/NOA