Bruksel, 23 maj 201, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto i kërkoi Kёshillit tё Nismёs Adriatiko-Joniane (NAJ) nё Bruksel që Kosova të jetë pjesë e të gjitha iniciativave rajonale. Haxhinasto e argumentoi këtë me faktin se këto takime i sjellin njerëzit më pranë njëri-tjetrit.
Nё kёtё kontekst, kryediplomati Haxhinasto, duke iu referuar anëtarёsimit tё Kosovёs dhe Maqedonisё nё kёtё iniciativё, nёnvizoi se, "pavarёsisht statusit tё vendeve, kёto takime sjellin njerёzit mё pranё njёri-tjetrit dhe pёr kёtё arsye, Shqipёria mbёshtet pёrfshirjen e tё gjitha vendeve tё rajonit nё to”, tha ai.
Haxhinasto theksoi se tё gjitha iniciativat janë tё rёndёsishme pёr rajonin, pasi ato i kontribuojnё drejtpёrdrejt perspektivёs sё pёrbashkёt pёr integrim nё Bashkimin Europian.
Ministri i Punёve tё Jashtme Edmond Haxhinasto mori pjesё nё Takimin e 13-tё Kёshillit tё Nismёs Adriatiko-Joniane (NAJ) nё Bruksel.
Strategjia e Makro-rajonit të Adriatikut dhe Jonit, e cila do të nisë të realizohet në dy vitet e ardhshme nga Bashkimi Europian, ishte në qendër të këtyre bisedimeve.
Në këtë strategji, janë të përfshira rreth 80 projekte, të cilat janë në
proces dhe që përfshijnë fushën e turizmit, peshkimit, shpërndarjen e rrjetit
infrastrukturor dhe energjitik, etj.
Në takim ishin të pranishëm Ministrat e Jashtёm dhe pёrfaqёsues tё lartё tё vendeve
anёtare tё kёsaj iniciative: Kroacisё, Bosnjёs dhe Hercegovinёs, Malit tё Zi,
Serbisё, Greqisё, Italisё dhe Slovenisё etj.
Nё fjalёn e tij, zv.kryeministri Haxhinasto falenderoi Malin e Zi pёr presidencёn e deritanishme të NAJ dhe i uroi Serbisё suksese pёr presidencёn e saj tё radhёs.
Më tej, ai vlerёsoi Nismёn Adriatiko-Joniane si njё platformё e rёndёsishme, e cila garanton zhvillim tё qёndrueshёm dhe stimulon rritjen e bashkёpunimit, jo vetёm mes vendeve anёtare, por edhe me BE-nё.
Ai gjithashtu vlerёsoi rёndёsinё e strategjisё makroekonomike tё Nismës
Adriatiko-Joniane, e cila ofron njё balancim mes zhvillimit tё gjithanshёm dhe
ruajtjes sё ambientit si nё fushёm e turizmit, peshkimit, shpёrndarjen e rrjetit
infrastrukturor dhe energjitik, etj.
mit/NOA