Prishtinë, 23 maj 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një vendim të marrë ditës së sotme ka emëruar Ibrahim Makollin si Ministër i Kosovës për Diasporën.
Në vendim thuhet:
Në mbështetje të nenit 94 paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, nxjerr:
VENDIM
1. Z. Ibrahim Makolli, emërohet Ministër i Diasporës.
2. Z. Ibrahim Makolli, kryen detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
Kryeministër i Republikës së Kosovës
a.y/NOA