English

Ish-modelja e “Playboy” arrestohet për dhunë në familje

SHBA, 23 maj, NOA – Shauna Sand, ish-modelja e revistës së njohur “Playboy” është arrestuar nga policia për ushtrim të dhunës në familje. “Lepurushja” e revistës së njohur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe dhunë fizike ndaj bashkëshortit. Edhe pse ka qenë e çuditshme për policinë, në trupin e burrit të saj, Laurent Homburger, janë gjetur shenja dhune.

Policia fillimisht i ka arrestuar të dy, ndërsa më pas ka lënë të lirë bashkëshortin. Modelja ka dalë në gjyq dhe vendimi i parë i Gjykatës ka qenë që Sand të qëndrojë larg fëmijëve dhe burrit për disa kohë.

Sherri mendohet se ka nisur pasi modelja ka paraqitur kërkesën për divorc nga burri i saj.

a.k/NOA

KOMENTE