English

Kadare ky humbës i madh

Nga Alban Daci

Kadare i shkroi z. Bashës një letër të hapur ku i kërkonte të jepte dorëheqjen. Kadare pa dyshim mbetet një shkrimtar i madh jo vetëm për letërsinë shqiptare, por edhe për atë botërore. Ky fakt nuk do të thotë aspak se Kadare mund të flas për çdo ngjarje dhe për çdo fenomen që ndodh në shoqërinë shqiptare.

Kadare para se të jetë një shkrimtar i madh ashtu siç është vlerësuar deri më sot, është një qytetar i thjeshtë, është njeri dhe për rrjedhojë edhe ai mund të jetë i ngarkuar me emocione, mund të gaboi, nuk mund të di çdo gjë dhe nuk mund të njoh çdo fenomen qoftë edhe jashtë fushës së tij.

Kadare i shkruan Bashës se duhet të jap dorëheqjen. Nuk e kuptoj se si ky i fundit mund të bëj një gjë të tillë, kur ai nuk e mban një postë të tillë, por është një kandidat potencial për ta fituar atë. Z. Basha nuk është kryetar bashkie në detyrë që të jap dorëheqjen. Ai është një kandidat potencial, i cili përmes votës së qytetarëve beson se do të jetë fitues jo vetëm moral por edhe politik.

Me të drejtë Basha është shprehur me letrën e tij të hapur që i ka dhënë përgjigje shkrimtarit se nuk mund të jap dorëheqje në këtë moment, sepse do të tradhtonte të gjithë ato mijëra qytetarët që i kanë besuar votën, vullnetin e tyre të lirë e demokratik. Ai nuk mund të thyej shpresat e qytetarëve që e kanë votuar, të cilën duan dhe kërkojnë një qytetet modern që të jetë i tyre dhe në funksion të jetës së tyre.

Kadare me të drejtë është i shqetësuar për situatën politike në vend, por ai dhe shumë intelektual të tjerë kur shikojnë fenomene të tilla në arën sociale shqiptarë, duhet të ndjehen sa fajtorë aq edhe të dështuar. Nëse shoqëria e një vend nuk ec përpara, por bën hapa mbrapa duke mbetur pothuajse në konflikt të përjetshëm, do të thotë se fajtor janë edhe intelektualët që janë pjesë natyrore e saj.

Në njëzet vitet e fundi në Shqipëri kanë ndodhur të gjitha: prosperitet, regres, gëzim, hidhërim, paqe, luftë, por në asnjë rast klasa intelektuale e këtij vendi nuk e ka ngritur zërin e saj në formën e një arsye humane për të mbrojtur interesin e përgjithshëm qytetar, por gjithmonë ka reaguar mbi bazën e emocioneve, euforive dhe interesave të njëanshme politike.

Kadare, edhe pse pa dyshim mbetet një shkrimtar i madh dhe një simbol i letrave shqipe, ai nuk është një protagonist i politikës shqiptare, ai nuk është një qytetar aktiv i realitet shoqëror shqiptar. Ai nuk qëndroi në Shqipëri për të luftuar bashkë me qytetarët e këtij vendi që të ishte me Europian se sa ka qenë deri tani, më i begatë se sa ka qenë deri tani, me demokrat se sa ka qenë deri. Ai, zgjodhi të jetoi në mesin e Europës, ku herë pas here na dërgon rekomandime se si duhet të jetë jeta jonë, kur në të njëjtën kohë e tija është krejt e ndryshme nga e jona.

Ai zgjodhi të jetoi në Paris, ku kultura jo vetëm respektohet, por është çelësi dhe zemra e shoqërisë nga ku lindin dhe zhvillohen demokracia e politika. Të jetosh në Paris për një njeri si Kadareja është fare e thjeshtë dhe komode, të jetosh në Shqipëri si një qytetar i thjeshtë dhe demokrat jo vetëm është shumë e vështirë, por shumë herë e pamundur.

Shkrimtari Kadare, duhet të vijë më shpesh në Shqipëri dhe pse jo, të jetoi përgjithmonë këtu me qytetarët e tij, për ta kuptuar mirë këtë vend. Ai duhet të jetoi këtu mes qytetarëve, që ëndrrat e tyre të mos i duken absurde, përkundrazi legjitime dhe të bukura. I dashur shkrimtar i madh Kadare, ti je njeriu që na ke frymëzuar për një jetë më të mirë, por kurrë nuk na ke mësuar se si mund të realizohet konkretisht ajo, sepse ti nuk ke jetuar mes nesh realisht, por thjeshtë virtualisht përmes letrave të tua.

Unë, i dashur Kadare, jam intelektual i ri, kam studiuar për rreth gjashtë vjet studimet universitare dhe pasuniversitare me rezultate të shkëlqyera në Itali. Unë, ndryshe nga ju, pasi kreva këto studime vendosa të kthehem në vendin tim. Këtë nuk e bëra për modesti apo për ambicie të mia personale. U ktheva në Shqipëri, se ky është vendi im, ku unë u linda dhe u rrita. Këtu kam familjen time, miqtë e mi.

Jam kthyer me bindjen dhe dëshirën që ky vend të bëhet i begatë, demokratik dhe europian ashtu siç e meriton dhe ka aspiruar në vite. Mos mendoni se është e lehtë të lësh Europës dhe stilin e saj të jetës dhe të kthehesh në Shqipëri. Vendi ynë ashtu siç edhe ju e dini shumë mirë dhe e keni përshkruar në letrat tuaj është një vend magjik, por që magjinë nuk e prekin qytetarët, të zotët, të aftët dhe më të mirët.

Shqipëria ka kaluar periudha të zeza në kaluarën, por në vitet e fundit, të paktën ne që kemi jetuar jashtë e shikojmë se ky vend më në fund po ndryshon për mirë. Ndoshta hapat e ndryshimit nuk janë me ritmet e larta, por ato janë të dukshëm dhe të prekshëm. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të rrymave të reja që po fryjnë në politikën shqiptare. Një shembull i tillë është padyshim edhe z. Basha, i cili me stilin e tij sa origjinal dhe perëndimor në të njëjtën kohë, u tregoi qytetarëve se politika nuk bëhet vetëm nga politikanët dhe për politikanët, por politikanët dhe qytetarët bashkëpunojnë së bashku në ide dhe projekte për ta bërë jetën e përbashkët me standarde të larta ekonomike, politike dhe demokratike.

Kur shkruajmë sidomos për politikën shqiptarët, pavarësisht vlerave dhe peshës që kemi si figura publike duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse politika shqiptare është një zonë e minuar, por jo sigurisht me bomba por me emocione dhe paragjykime. Ndoshta, nuk ishte momenti që ju të shkruanin një letër të hapur ku i kërkonin dorëheqjen Bashës, i cili në ndryshim nga Rama nuk ka qenë jo për tre mandate rresht kryetar bashkie por as edhe për një sekondë të vetëm. Nëse, në situatën aktuale politike dikush duhet të jap dorëheqjen, ky pa dyshim duhet të jetë z. Rama. Ai ka tre mandate si kryetar bashkie i kryeqytetit, dhe nuk mendoj se rikandidimi i tij do të sjellë diçka të re dhe të ndryshme nga ato që ka aplikuar deri tani.

Ju, shkrimtar i dashur për shumë lexues në gjithë botën, gjithmonë keni shkruar për të rinjtë. Atëherë, një i ri, plot energji, me ide të qarta politike për qytetarin është pikërisht Basha. Ai nuk përfaqëson asnjë të kaluar të vjetër në politikën shqiptare. Ai është një model që qytetarët e kanë votuar masivisht dhe që kanë besim të madh tek idetë e tij, sepse ai përfaqëson të renë, përfaqëson ëndrrën europiane, përfaqëson vizionin perëndimor të të bërit politik.

Z. Kadare, ti mbetesh një figurë frymëzuese për shumë shqiptarë, prandaj mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm, të njëanshëm dhe të sinqertë kur të shkruani. Një fjalë e juaj vlen shumë. Prandaj, ajo mund të jetë shumë e dobishme, kur është origjinale e jotja dhe e mbushur me arsye qytetare, por ajo mund të jetë edhe shumë e dëmshme, kur nuk është origjinale e juaja, por e mbushur me emocione dhe me hije paqartësie.

I dashur Kadare, ju besoi e dini shumë mirë, se demokracia nuk është një betejë që ju mund ta drejtoni dhe ta bëni nga larg. Demokracia është një betejë vlerash, aksionesh që mund të ndërmerren vetëm duke jetuar në komunitet dhe mes qytetarëve. Ju nuk mund të flisni për demokracinë shqiptare, për sa kohë ju keni vendosur ta abstenoni duke zgjedhur të jetoni në një vend si Franca, që ka një demokraci tej të kristalizuar dhe funksionale.

Nëse doni që Shqipëria të jetë europiane, demokratike dhe e begatë, atëherë kthehuni në Shqipëri që kontributin tuaj politik dhe idetë tuaja largpamëse me vlera perëndimore t’i zhvilloni dhe rrisni bashkë me qytetarët tuaj në realitetin social të shqiptar.

Mos mendoni se ne që jemi kthyer tashmë në Shqipëri jemi të “çmendur”, apo që nuk na pëlqen jeta europiane. Ne, jemi kthyer ashtu siç është kthyer edhe z. Basha, sepse kemi besimin e plotë se ky vend do të behët vetëm nga ne shqiptarët. Nëse ne i kthejmë shpinën vendin tonë, atëherë ne do të mbetemi si “hardhuca” pa identik nëpër botë dhe ky vend do të rrezikoj të mbetet i shkretë dhe i thatë si një bimë e njomë që ka ditë pa u vaditur me uji.

Ju z. Kadare pa dyshim mbeteni një njeri i madh i letrave, por ju mbeteni një humbës i madhe i politikës shqiptare, sepse ju tashmë jo vetëm i keni humbur të gjitha ato, por me kuptimin e mirë të fjalës keni humbur edhe vetë Shqipërinë që nga momenti kur vendosët t’i kthenit shpinën për ta ndërruar atë me Parisin magjepsë dhe Francën demokratike.

(Gazetar për çështjet e Rajonit dhe të Diplomacisë, Politolog, Studiues, Kryetar i organizatës shqiptare "Nuova Generazione Albanese", Delegat i "Komitetit Ndërkombëtar Kolombo")

KOMENTE
  • mondi22:24 - 24 Maj 2011
    o Feco po meso te shkruash njehere shqip pa gabime dhe pastaj merru me Kadaren....
  • esti11:39 - 23 Maj 2011
    Z.Alban Daci. Asgje s'paske kuptuar nga kerkesa e Kadarese per doreheqjen e Bashes.Duket ne drite te diellit se sa i ndikuar qenke ti nga emocionet politike.Gjykoje pak me gjere kete kerkese.Per mua si i majte kerkesa e Kadarese per Bashen,e marre si nje lartesim qe i behet figures se tij ne keto dite te turbullta,ai tek Basha sheh prespektven e nje intelektuali,prespektiven e nje politikani te ri,pamvarsisht ngarkesave negative qe ai ka mbi shpinen e tij.Se jeni ju drite shkuter pa nuk ben perpara kombi shqiptare,ju nuk lini gure e gozhde pa i hedhur nen rrota intelektualeve si Kadare a po edhe te tjere,duke i rreshtuar ata ne vastrione politike...Qnke me te vertete nje analist shume drite shkurter.
  • Feçorr Lamaj10:02 - 23 Maj 2011
    Kadare ka humbur vete qe kur iku nga vendi jon, figura te tilla nuk duhen te largohen nga vendi i tyre per tu dhene mend politikanve ne vitet e para te demokracis,por tani i dashur Kadare je kujtuar shume vone tu japeshe mend politikanve tane dhe sidomos LULUZIM BASHES qe eshte politikan i shquar shqiptar dhe europja