English

KQZ mbyll zyrtarisht garën për Tiranën, pa kontestimet Rama fitues

Tiranë, 23 maj 2011 NOA – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e mbylli përfundimisht tabelën përfundimtare për bashkinë e Tiranës, por në të nuk janë përfshirë ende votat e pakontestuara që u numëruan gjatë javës që u mbyll.

Sot KQZ shpalli numërimin e 485 në 485 kuti votimi të qytetit Tiranë ku diferenca mes Bashës dhe Ramës ishte 10 vota, në avantazh të kryebashkiakut aktual.

Si total votash, Rama ka arritur të mbledhë pa votat e kontestuara, 124623 vota kurse Basha, pa votat e kontestuara, 124613 vota.

Kurse Hysni Milloshi ka martrë 1391 vota.

Sot pasdite pritet që tabela të ndryshojë duke përfshirë edhe votat e kontestuara që janë dhënë për Bashën, Ramën dhe Milloshin.

e.t/NOA

34

KOMENTE