Tiranë, 23 maj 2011, NOA- (Update) Ndërsa është lexuar e gjithë përmbajtja e projekt-aktit që i hap rrugë miratimit të tabelës së rezultateve për KZAZ-në numër 49 e njohur ndryshe si minibashkia nr.5, vetëm me votat e anëtarëve të maxhorancës ky projekt-akt është miratuar duke u kthyer në vendim.
Ashtu si dhe gjatë gjithë procesit të shqyrtimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, anëtarët socialist në këtë komision nuk kanë pranuar ta votojnë atë, duke bërë që fletët e kontestuara ti bashkëngjiten rezultatit përfundimtar.
Me 4 vota pro dhe 3 kundër, pas miratimit të këtij vendimi vetëm pak minuta më vonë KQZ pritet të miratojë tabelën e rezultateve për KZAZ-në numër 49, dhe më pas tabelën e rezultateve për Bashkinë e Tiranës.
Sakaq pas miratimit të projekt-aktit të kundërshtuar fuqimisht nga socialistët, ky komision i ndërpreu punimet për një pushim të shkurtër rreth 30 minuta, për tu rikthyer sërish për të dhënë edhe verdiktin final, të zgjedhurin e kryeqytetasve.
a.y/NOA