English

KQZ nis mbledhjen për fituesin e Tiranës. PS: Akti kërkon 5 vota

Tiranë, 23 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vetëm pak minuta më parë nisi mbledhjen e radhës ku pritet të miratohet tabela e rezultateve për Tiranën.

Sapo nisi mbledhja përfaqësuesi ligjor i socialistëve Genci Gjonçaj deklaroi se ky akt kërkon 5 vota dhe se KQZ nuk e miraton dot.

Sakaq ai shtoi se ky komision nuk mund të ndryshojë dot të dhënat e tabelave, pasi sipas tij mund të merren vetëm të dhënat e KZAZ-ve dhe të krahasohen me databazen e KQZ, pasi tha ai KQZ nuk ka kompetencë të ndërhyjë në tabelat e rezultateve të Tiranës, pse këtë kompetencë e ka vetëm KZAZ-ja e kryeqytetit.

Më tej Gjonçaj tha se, shkelja e këtyre fakteve çon në shkelje të ligjit, pasi shtoi ai tabelat e grupeve të numërimit kanë qenë të firmosura.

Ndër të tjera ai e cilësoi këtë projekt-akt si një arrogancë të pushtetit, ku bëhet ndryshimi i rezultatit në tavolinë dhe se deformimi i rezultatit bëhet në tabelën e KQZ.

a.y/NOA

KOMENTE