English

KQZ shpall zyrtarisht Lulzim Bashën fitues të zgjedhjeve në Tiranë

Tiranë, 23 Maj 2011 NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka shpallur zyrtarisht tabelën përfundimtare që e nxjerr kandidatin Lulzim Basha si fitues të zgjedhjeve për kryetarin e baskisë së Tiranës.

Ky rezultat doli përmes tabelës finale pas konkludimit me 11 tabelat që i përkisnin 11 KZAZ-ve të Tiranës.

Tabela përfundimtare u miratua me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, deklaroi kryetari i KQZ, Arben Ristani.

Shpallja e tabelës përfundimtare për procesin zgjedhor të zhvilluar më 8 maj 2011 në Tiranë, erdhi pasi KQZ miratoi pas debatesh dhe kundërshtish të shumta të përfaqësuesve të opozitës në Komision.

Kjo tabelë ka evidentuar si fitues me 81 vota më shumë, kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha.

KQZ konkludoi se ishin gjithsej 250885 vota të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit për qytetin e Tiranës.

Nga këto, Lulzim Xhelal Basha ka marrë 124786 vota, Edi Kristaq Rama 124705 vota dhe Hysni Milloshi 1394 vota.

e.t/NOA

KOMENTE