English

Lars Von Trier: Jam krenar që më përzunë nga Festivali i Filmit në Kanë

Kanë, 23 maj, NOA - Në një intervistë për “Spiegel”, drejtori danez i festivalit të Kanës, Lars von Trier, tregon se përse e lëshoi gjatë konferencës për shtyp deklaratën “Po, jam një nazist”, gjë që solli edhe përjashtimin e tij nga ky eveniment artistik. Skandali po përcillet me nota kritike në mediat evropiane ...

Z. Von Trier, ju jeni shpallur një person “non grata” në Festivalin e Filmit në Kanë pasi keni bërë komente të diskutueshme në lidhje me Adolf Hitlerin dhe shakanë se keni qenë një nazist. Cili është reagimi juaj?

Unë jam shumë krenar për të qenë person i padëshirueshëm. Kjo nuk ka është hera e parë në jetën time.

Si kështu?

Ndjehem aq klaustrofobik në pallatin e festivalit, saqë unë do të jem shumë i lumtur të mos shkoj atje. E unë tani, e kam një justifikim për të mos shkuar në Kanë ... Kjo është ndoshta pjesë e mirë. Unë do të dua të shkoj në shtëpi, por mendoj se gjithsesi, duhet ta promovoj filmin tim.

Kjo tingëllon sikur festivali në të cilin ju keni festuar sukseset tuaja më të mëdha, tashmë nuk ka rëndësi për ju. Janë shokuese për mua, këto gjëra. Gjithsesi, unë kam respekt shumë për festivalin e Filmit në Kanë, pasi më ka ndihmuar më shumë. A mund ta shpjegoni parë nga këndvështrimi juaj, konfuzionin në deklaratat tuaja, si ndodhi kjo në konferencën e shtypit?

Kam bërë një lidhje nga romantizmi gjerman me vlerat që janë marrë përsipër nga Rajhu i Tretë. Njerëzit donin që unë të them se Albert Speer nuk ishte një artist i madh. Dhe unë këtë nuk mund ta them, sepse e ndiej që ai ishte një artist i madh. Por për të vërtetën, ne duhet të heqim një vijë, si midis sportit, ashtu edhe politikës. Kritika këtë javë ka qenë kryesisht e fokusuar në komentet tuaja të tilla si "Në rregull, unë jam një nazist..."

Para së gjithash, unë kam një emër shumë të njohur danez hebre. Të gjithë fëmijët e mi kanë emra hebre. Unë kam kaluar gjysmën e jetës sime duke hetuar të kaluarën time çifute, e cila doli të mos jetë e kaluara ime, sepse babai im nuk ishte babai im. Dhe unë kuptova në fund, se nuk ishte hebre, por një gjerman. Në zhargon që ne e përdorim në Danimarkë, i cili nuk është qesharak, “një gjerman quhet një nazist”. Kështu që unë nuk isha një çifut, por një nazist. Kjo nuk do të thotë që unë isha një nazist, por do të thotë unë isha një gjerman.

Pra, akuzat që ju jeni anti-semit, janë të pasakta?

Mua nuk më pëlqen politika palestineze e Izraelit. Por unë nuk jam si Mel Gibson. Unë jam e kundërta. Unë kam qenë në të gjitha këto kampe përqendrimi dhe mendoj se Holokausti është krimi më i keq i njerëzimit.

Udhëheqja e festivalit të Kanës duket se janë dakord me reagimin kundër jush. Si mund ta shpjegoni ju këtë?

Unë besoj se ky është një subjekt delikat sidomos këtu në Kanë, sepse francezët kanë një histori veçanërisht të rëndë me hebrenjtë. Por jam kaq i lodhur. Ndoshta unë jam shumë i trashë dhe duhet të vendos një kafaz para gojës sime...

Përshtati: n.e/NOA

KOMENTE