English

LSI: Çështja “Meta”, Gjykata nuk i shpalli të papërdorshme aktet e prokurorisë

Tiranë, 23 maj 2011, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të sajin u shpreh se Gjykata e Lartë sot nuk shqyrtoi kërkesën e avokatëve të kreut të kësaj partie Ilir Meta, për shpalljen të papërdorshme të akteve të prokurorisë.

Sipas reagimit të LSI-së thuhet se, në seancën e sotme të mbajtur lidhur me video-përgjimin Meta-Prifti, u shqyrtua vetëm një kërkesë e ndërmjetme e prokurorit të çështjes i cili kërkoi që çështjet të gjykohen në tërësi me çështjen e themelit.

Sakaq përfundon deklarata e kësaj partie, Gjykata e Lartë vendosi ti bashkojë të dyja çështjet.

a.y/NOA

KOMENTE