Tiranë, 22 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të bërë publikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë. Pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, KQZ do të miratojë tabelat përmbledhëse për të 11 njësitë bashkiake në Tiranë, duke dhënë në këtë mënyrë dhe rezultatin për fituesin e garës për Tiranën.
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qyetarari”, Lulzim Basha, pas numërimit ka dalë në avantazh me 78 vota. Miratimi i tabelës përmbledhëse pritet të hap debate mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të kundërshtive për numërimin e votve të hedhura në kutinë e gabuar.
Ndërkohë që në bazë të Kodit Zgjedhor, kandidati i PS, Edi Rama duhet ta ankimojë rezultatin në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.
a.k/NOA