English

Miratohen rezultatet e njësisë nr.5, pritet shpallja e fituesit të Tiranës

Tiranë, 23 maj 2011, NOA- (Update) Nën debate dhe kontestime të shumta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelën e rezultateve të njësisë bashkiake numër 5.

KZAZ-ja numër 49 që përfaqëson këtë njësi dhe rezultatet e dala nga aty u miratuan, ashtu si edhe vendimet e tjera të marra në ditët e fundit, vetëm me votat e maxhorancës, me 4 vota pro dh me 3 kundër.

Sakaq rreth orës 22.20 pritet të nisë shqyrtimi i tabelave përfundimtare për Bashkinë e Tiranës nga ku do të dalë edhe emri i fituesit aq shumë të debatuar për kryeqytetin.

Sakaq ky vendim pritet të merret pas vlerësimit të votave të kontestuara, ato të hedhura në kutinë e gabuar por që i përkisnin garuesve për bashkinë e madhe.

Pas disa ditësh shqyrtim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund mbrëmjen e djeshme procesit të numërimit të votave të kontestuara ku nga numërimi i 125 kutive u vlerësuan si të vlefshme 171 vota për kandidatin e maxhorancës, Lulzim Basha dhe 83 të tjera për kandidatin e opozitës, Edi Rama.

Nga ana e përfaqësuesve socialist në këtë komision u kërkua që të shtyhet sërish mbledhja për ditën e nesërme për tu njohur më tej me materialet, por kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, deklaroi se procesi do të vijojë mbrëmjen e sotme.

a.y/NOA

KOMENTE